E mahnitshme! BMW sjell modelin e ri plug-in hibrid 330e

ardita 0

BMW sjell modelin e ri plug-in hibrid 330e i cili do të dalë në shitje në verën e vitit që vjen.

Ashtu si gjenerata e mëparshme 330e, modeli i ri do të përdorë një motor 2.0 litërsh me 182 bhp të kombinuar me një motor elektrik me 67 bhp.

BMW thotë se modeli i ri është më i lehtë në krahasim me modelin e vjetër dhe mund të bëjë 37 milje me një mbushje të plotë të baterisë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 6 sekonda, ka një shpejtësi maksimale prej 143 mph.

Në lidhje me çmimin kompania akoma nuk ka dhënë ndonjë informacion por pritet të jetë rreth 45 mijë euro.