E mahnitshme! Kjo është fuoristrada e re e Lincoln

Admin 0

Lincoln ka prezantuar fuoristradën e saj më të re të quajtur Aviator në Los Angeles Motor Show. Për shumë vite me rradhë makinat e Lincoln nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe kjo ka bërë që njerëzit të kenë një mendim jo të mirë për to. Mirëpo modelet e fundit të quajtur Continental dhe Navigator kanë qenë makina shumë të mira duke bërë që opinion për kompaninë Lincoln të përmirësohet. Fuoristrada e re Aviator e cila është sa një Range Rover Sport ka 7 vende për tu ulur dhe një motorr Ford EcoBoost V6 me fuqi prej 400 kuajshfuqi.

Gjithashtu brenda ka një pamje fantastike me sedilje të rehatshme. Kjo fuoristradë ka disa siteme sigurie por ai më i veçanti është ai për amortizatorët i cili skanon rrugën përpara për gropa të mundshme. A mendoni se ja vlen të bleni një fuoristradë të tillë?

This post is also available in: English