E mahnitshme! Koenigsegg Agera RSN vendos një tjetër rekord mbresëlënës

ardita 0

Rekordi u vendos në një event në Britaninë e Madhe të quajtur Vmax200, zakonisht këto pista jepen me qera që pronarët e makinave të mund të testojnë makinen e tyre. Makina Koenigsegg Agera RSN në eventin e këtij muaji vendosi një rekord të ri duke shkuar 390 km/orë.

Kështu mposhti rekordin që ishte vendosur më përpara në eventin Vmax200 që ishte 386 km/orë dhe e kishte vendosur makina Koenigsegg One:1 në vitin 2016. Vitin e kaluar në shkretëtirën e Nevadës, një Koenigsegg Agera RS vendosi një rekord të ri botëror që u fut edhe në librin Guinness prej 445km/orë.

Disa muaj më pare Koenigsegg ka njoftuar se ka ndërtuar 25 shembujt e modelit  Agera RS dhe tani do të përqendrohet vetëm në ndërtimin e dy modeleve të Agera Final Edition. RSN ishte teknikisht e fundit Agera RS që duhej të ndërtohej –  kompania gjithashtu kishte për të rindërtuar dhe zëvendësuar një makinë të quajtur “Gryphon” që ishte dëmtuar rënde gjatë një përplasje testimi. 

 

This post is also available in: English