E mahnitshme! Ky është jahti i blerë nga Conor McGregor

Admin 0

Ish-kampioni irlandez i UFC Conor McGregor sapo ka blerë një jaht të ri. Ai ka postuar një video në Instagram me letrat e jahtit të ri.  Sipas Forbes pasuria e McGregor  është rreth 100 milion dollarë. Jahti i blerë nga McGregor është një jaht i serisë Prestige 750 dhe kushton rreth 3,4 milion dollarë. Kjo seri jahtesh është frymëzuar nga vetë legjenda e boksit Muhamed Ali. Përpara këtij jahti McGregor kishte një varkë të vogël të cilës i vuri emrin “The 188” që i referohet sasisë së eurove që ai përfitonte nga shërbimet sociale përpara se të bëhej i famshëm.

Jahti i ri është dizenjuar nga vetë kompania Prestige në bashkëpunim me Garroni design cabinet dizajni i të cilëve e kanë bërë jahtin të ketë një pamje bashkëkohore dhe moderne. Ky jaht është dizenjuar në mënyrë të tillë që pronari ta shijojë në maksimum kohën e qendrimit në det.

This post is also available in: English