E mahnitshme! Ky është modeli i ri HR-V Sport i prezantuar nga Honda

Admin 0

Honda ka shtuar edhe një model tjetër tek fuoristradat HR-V në Europë. Bëhet fjalë për modelin HR-V Sport dhe ky model vjen si pjesë e përmirësimeve që Honda ka bërë në këto fuoristrada për vitin 2019. Kjo fuoristradë ka një motorr 1.5-litërsh benzine si edhe një dizajn më sportiv se modeli standart. Makina ka disa ndryshime të vogla dhe është ndërtuar duke patur në fokus edhe aerodinamikën. Makina është lyer në ngjyrë të zezë si edhe ka disa modifikime të vogla tek pjesa e përparme , pasqyrat dhe marmitat.  Edhe pse pjesa e brendshme nuk ka pësuar shumë ndryshime ajo që vehet re janë sediljet me ngjyrë të kuqe dhe të zezë të cilat janë projektuar për të qenë më të rehatshme edhe nëse makina ecën me shpejtësi të madhe.

Honda gjithashtu ka vendosur tek makina edhe sistemin Performance Damper e cila e ndihmon shoferin në kontrollin e makinës si edhe në kthesa. Honda nuk ka dhënë shumë informacione rreth makinës dhe mendohet se çmimi do të deklarohet në pranverë, kohë kur kjo makinë do të dalë në shitje në tregjet europiane.

This post is also available in: English