E mahnitshme! Ky është superjahti i dizenjuar nga PG Yacht Design dhe The Design Crew

Admin 0

PG Yacht Design dhe The Design Crew kanë bashkuar “forcat” në dizenjimin  e  superjahtit prej 93 metrash të njohur me emrin Oniric. Ky superjaht 5 katesh do të ketë një beach club të pajisur me një bar të madh si edhe një hapësirë të madhe argëtimi. Një karakteristikë e këtij jahti do të jetë  ashensori me pamje panoramike e rrethuar nga shkallë në formë spirale. Sipas dizajnit jahti do të ketë 2 pishina të cilat mund të jenë njëra për fëmijë dhe njëra për të rriturit.

Jahti do të mund të akomodojë deri në 12 persona në 2 dhoma VIP, tre dhoma normale dhe në suitën e pronarit e cila ndodhet në katin e sipërm të jahtit. Disa karakteristika të tjera të këtij jahti janë vendi ku mund të parkosh helikopterin, një palestër, një kinema dhe një spa. Gjithashtu ky jaht mund të akomodojë deri në 27 anëtarë personeli.

This post is also available in: English