E mahnitshme! Ky është “tanku” i ndërtuar nga Rezvani Motors

Admin 0

Kur Rezvani Motors prezantoi superfuoristradën e saj të quajtur Tank të gjithë u mahnitën. Me pamjen e saj të jashtme që e bënte të dukej si një makinë post-apokaliptike ajo i tërhoqi vëmendjen të gjithëve. Mirëpo kompania nga Kalifornia nuk ndaloi me aq. Ajo ka ndërtuar një model edhe më të paparë se modeli Tank. Modeli i ndërtuar prej saj së fundmi quhet Tank Military Edition.

Siç thotë dhe emri kjo fuoristradë e re ka sisteme që nuk do t’i gjeni tek asnjë fuoristradë. Ajo ka kamera të cilat mund të shohin natën si edhe mund të dallojnë nxehtësinë. Një tjetër karakteristikë e kësaj fuorisrtrade është se sistemi i mbrojtjes kundër bombave dhe për të mos harruar xhamat anti-plumb B7. Gjithashtu nëse ju dëshironi mund ta porosisni këtë makinë të pajisur me motorrë V8 Hellcat të cilët mund të prodhojë deri në 707 kuajfuqi. Kjo superfuoristradë e ndërtuar nga Rezvani Motors kushton rreth 300,000 dollarë.

This post is also available in: English