E mahnitshme! Lexus prezanton superjahtin luksoz, LY 650

ardita 0

Kompania japoneze Lexus, e cila gjithmonë është përpjekur që të sjellë invacione në makina tani ka ndërtuar një jaht të quajtur LY 650.

Yoshihiro Sawa i cili është presidenti i kompanisë ka thënë se: “Me këtë jaht dëshiron që t’u japë mundësi klientëve që të vizitojnë bregdetet me markën e tyre të preferuar. Megjithëse me madhësinë që ka ky jaht do ta kenë të vështirë të parkojnë”.

Jahti luksoz është i gjatë 20 metra dhe i gjerë 6 metra. Punimet për ta ndërtuar tashmë i kanë nënshkruar zyrtarët e “Marquis-Larson Bout Gruop”. Inspirimi i arkitektëve për të ndërtuar LY 650 ka ardhur nga modeli Lexus Sport Yacht Concept me 12 metra që për herë të parë u paraqit gjatë vitit të kaluar.

Raportohet se jahti do të hyjë në prodhim në gjysem e vitit 2019, ndërsa lancohet në fund të vitit.

This post is also available in: English