Mansory G63 prezantohet në panairin e makinave në Gjenevë, ja sa kushton

ardita 0

Dizajneri gjerman Philip Plein dhe Mansory bashkuan forcat për të punuar në Mercedes-AMG G63 e ri dhe e prezantuan në panairin e makinave në Gjenevë.

Do të ketë një prodhim të kufizuar deri në 20 njësi, ku një makinë do të marrë 6 javë për t’u ndërtuar. Star Trooper prodhon 838 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.5 sekonda.

Plein shpjegoi se pse duhet kaq shumë kohë për ndërtimin e secilës makinë: ‘Edhe procesi i pikturës zgjat vetëm 3 jave. Pothuajse çdo gjë është bërë me porosi. Fillimisht donim t’i vendosnim emrin Star Wars për shkak të dritave LED në tavan, të cilat ju i gjeni vetëm në Rolls-Royce, por ligjërisht ky emër tashmë është marrë nga dikush tjetër, kështë që vendosëm për emrin Star Trooper”.

Nuk ka asgjë konservatore për këtë G-Class, që kushton rreth 655 mijë dollarë.