E mahnitshme! Mercedes-AMG publikon foton e parë zyrtare të modelit të ri GT R Pro

ardita 0

Mercedes-Benz do të prezantojë këtë vit në Los Anxhelos ‘Motor Show’ modelin AMG GT Pro. Prodhuesi gjerman ka publikuar në rrjetet sociale një foto në të cilën shfaqet makina e shumëpritur.

Ne kemi parë testimin e Mercedes-AMG GT R disa muaj më parë edhe pse makina në foton e publikuar shfaqet e kamufluar vihen re disa ndryshime, krahu i ri si dhe disa linja të shtuara.

Standardi AMG GT R ka një motor twin-turbo V8, 4.0 litërsh dhe prodhon 577 kuaj fuqi por edicioni Pro pritet të ketë 600 kuaj fuqi. Gjithashtu pritet që të peshojë më pak se AMG GT R.

Kjo makinë që do ta shohim gjatë javës që vjen, thuhet se do të jetë më e fuqishme se AMG GT3 dhe AMG GT4, ndërsa është shumë më e fokusuar në pistë.