Misha Designs vjen me një tjetër modifikim fantastik

Admin 0

Misha Designs, kompania nga Kalifornia e cila u bë e njohur për modifikimet e saj  tek disa nga makinat më të famshme Ferrari si Ferrari 458 Italia dhe 488 GTB ka marrë përsipër modifikimin e një Lamborghini Huracan. Shumë pjesë të makinës Lamborghini Huracan janë zëvendësuar dhe modifikuar me pjesë të përbëra nga fibri i karbonit. Këto ndryshime vihen re në fund të pjesës së përparme dhe të prapme të makinës. Ndërkohë kompania ka deklaruar se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha tek motorri i makinës.

Një tjetër pjesë e cila ka pësuar ndryshime rrënjësore janë edhe marmitat. Marmitat e vendosura nga Misha Designs janë ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i japin makinës një pamje më agresive. Edhe pse kompania ka publikuar vetëm fotot sesi makina duket në kompjuter, zyrtarët e saj kanë deklaruar se çdokush mund të bëjë një porosi dhe makina do t’i dorëzohet në muajin maj ose qershor.

This post is also available in: English