E mahnitshme! Nissan prezanton versionin e ri të modelit Leaf

Admin 0

Nissan ka prezantuar në Tokyo makinën e garave Nissan Leaf Nismo RC e cila ka rreth 2 herë më shumë fuqi se versioni paraardhës i prezantuar në vitin 2011. Versioni i ri është bazuar në gjeneratën e dytë të modelit Leaf dhe nga pamja e jashtme është mjaft tërheqëse. Nissan do ta prezantojë atë sëbashku me makinat e tjera të garave në Formula E përpara publikut këtë makinë tek festivali i përvitshëm i Nismo në Fuji International Speedway. Nissani i ri Nismo RC ka 2 motorrë elektrikë me fuqi 120kWh të cilë arrijnë një shpejtësi nga 0-100 km/h në vetëm 3,4 sekonda.

Nissan ende nuk ka dhënë ndonjë të dhënë rreth baterive që janë vendosur tek makina e re. Ajo që dihet ështëse bateritë e një Nissan Leaf standart nuk do të ishin të mjaftueshme për një Nisan Nismo RC dhe kjo të bën mendosh se makina e re ka bateri më të fuqishme.

This post is also available in: English