E mahnitshme! Prezantohet zyrtarisht makina hibride Puritalia Berlinetta

ardita 0

Midis Pininfarina Battista, Lamborghini Aventador SVJ roadster dhe Ferrari F8 Tributo, nuk ka patur mungesë të supermakinave italiane këtë vit në panairin e Gjenevës.

Pas disa imazheve që publikoi disa kohë më parë kompania, tani ka zbuluar plotësisht modelin Berlinetta i cili vjen me një motorr të fuqishëm hibird.  Ka një motor supercharged V8, 5 litërsh dhe një motorr elektrik që prodhojnë 965 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në vetëm 2.7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 344 km/orë. Fuqia e motorrit u zhvillua në SHBA, me një motor elektrik me peshë vetëm 55 Ibs (furnizuar nga prodhuesi britanik Yasa), një bateri litium-jon 700-volt. Një sistem i inteligjencës artificiale menaxhon elektronikën dhe dinamikën e makinave, me një shasi prej karboni dhe alumini të projektuar për një shpërndarje të përsosur të peshës.

This post is also available in: English