E mahnitshme! RWT, risia që sjell ushtria amerikane (Video)

ardita 0

Ushtria amerikane ka prezantuar një risi në botën e automobilizmit, një gomë e cila pa frikë mund të quhet “kameleon”, e është projektuar nga DARPA.

DARPA, siç njihet Agjencia e Projekteve të Avancuara të Mbrojtjes , është pjesë e ushtrisë amerikane që merret me avancimet teknologjike për automjetet qeveritare.

E quajtur RWT, “Pjesa e rikonfigurueshme e rrotave”, ajo shndërrohet nga një rrotë makine normale, në një rrotë të ngjashme me modelet e tankeve. Qëllimi i DARPA është zvogëlimi i madhësisë së automjeteve luftarake dhe i peshës së tyre me 50%  si dhe rritja e shpejtësisë së tyre.

RWT është pjesë e një sërë eksperimentesh që ata po testojnë, e kjo përfshin edhe përshtatjen e makinave për çdo lloj terreni.

 

This post is also available in: English