E mahnitshme! Shumë shpejt Volkswagen do të prezantojë Passat-in e ri

ardita 0

Volkswagen me vetëm një fotografi ku shfaqet rrota e Passat-it të ri ka bërë të ditur se gjithçka është gati për t’u prezantuar në panairin e makinave që do të zhvillohet javën që vjen në Detroit.

Fotoja tregon se kemi të bëjmë me një rrote atraktive që ka klipe të mëdha frenimi, pesë shufra metalike në dy tone ngjyrash si dhe gomën prej ContiPro Continental. Fuqia do të vijë nga një motor turbocharged me katër cilindra me 2.0-litra dhe do të prodhojë 174 kuajfuqi.

Kjo makinë që po vjen së shpejti do të ketë rrota prej 19 inç, deri më tani Volkswagen Passat ishte i pajisur me rrota që nuk ishin më të mëdha se 17 dhe 18 inç.