E mahnitshme! Sunreef përfundon së ndërtuari jahtin Gaya

ardita 0

Kantieri polak Sunreef Yachts ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe testimet në det të jatit prej 24.4 metrash të quajtur Gaya. Ky jaht është dizenjuar nga vetë dizenjuesit e kantierit sipas shijeve dhe kërkesave të pronarit.

Jahti ka një parket të bërë me dru lisi dhe të lustruar me një ngjyrë të errët. Në pjesën qendrore të jahtit do të gjeni divanë dhe kolltukë të mëdhenj si edhe një tavolinë të madhe nga ku mund të ulen 8 persona.

Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona në 4 dhoma si edhe një staf prej 2 personash. Gjithashtu në pjesën e jashtme jahti ka disa shazllone të mëdhenj, një vend për të bërë barbeque, një bar si edhe disa pajisje nga ku ju mund të bëni ushtrime fizike.