E mahnitshme! Vjen Ford Mustang si makinë tërësisht elektrike me mbi 500 kuaj fuqi

ardita 0

Ford kohë më parë ka zbuluar se makinën tërësisht elektrike do ta sjellë me formë inspiruar nga modeli Mustang.

Mirëpo, kompania britanike ‘Charge Cars’ ka qenë më e shpejtë dhe e ka krijuar një prototip plotësisht elektrik Ford Mustang duke ruajtur dizajnin origjinal dhe do ta prezantojë në Goodwood Festival of Speed muajin që vjen.  Në bashkëpunim me Ford, është shfrytëzuar platforma origjinale e këtij modeli, që nuk është ndryshuar që nga viti 1960.

Largimi i motorit V8 dhe zëvendësimi me motor elektrik, ka bërë që makina të jetë më e fryrë dhe me forma më të rrumbullakosura. Vendosja e sistemit të baterisë me 64 kWh, i mundëson të prodhojë 536 kuaj fuqi, duke bërë që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 3.9 sekonda, ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 240 kilometrave në orë.

Ne jemi jashtëzakonisht krenar që po bashkëpunojmë me Michelinin për të zbuluar Mustangun tonë të plotë elektrik në  Goodwood Festival of Speed, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më emocionuese në botë”, tha Vadim Shagaleev, CEO i ‘Charge Cars’.

‘Charge Cars’ do të prodhojë vetëm 499 njësi të Mustang-ut elektrik, me çmime që variojnë nga 380,620 dollarë.