E mahnitshme! Zeelander prezanton jahtin e tij më të ri

ardita 0

Kantieri hollandez Zeelander Yachts ka zbuluar se është duke një nga jahtet e saj më të mëdha të quajtur Z72. Kantieri hollandez dha më shumë detaje dhe foto rreth jahtit prej 22 metrash gjatë eventit të Fort Lauderdale International Boat Show.

Pamja e jashtme do të dizenjohet nga Cor D Rover ndërsa ajo e brendshme nga vetë dizenjuesit e kantierit. Jahti mund të akomodojë deri në 6 persona, një një dhomë të madhe dhe 2 dhoma të tjera më të vogla.

Dhomat e pjesëtarëve të stafit do të jenë në pjesën e poshtme të kuvertës. Jahti do të pajiset me motorrë Volvo Penta IPS dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 40 nyjesh.