E mahtshme! Ky është superjahti Elaldrea+

Admin 0

Kantieri Benetti ka përfunduar ndërtimin e jahtit prej 49 metrash Elaldrea+. Jahti me dizajn të jashtëm të bërë nga arkitekti argjentinas Horazio Bozzo dhe me dizajn të brendshëm nga Benetti Style Department i është dorëzuar pronarit. Jahti është dizenjuar që në mënyrë të tillë që në fokus të jetë familja dhe jeta sociale. Jahti ka 4 dhoma për të ftuarit si edhe 3 dhoma për pjesëtarët e stafit.

Gjithashtu një karakteristikë e veçantë e këtij jahti janë disa filtra të vendosur tek motorrët me synim që të ulin ndotjen që shkaktohet në mjedis. Jahti gjithashtu ka një pishinë rreth 25 m2 si dhe një dhomë ndenje të madhe me televizor, bar, barbecue, kolltukë, divanë dhe një tavolinë të madhe. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 14 nyjesh ndërsa ajo e udhëtimit është 13.5 nyje.

This post is also available in: English