E mrekullueshme! Bentley prezanton makinën kabriole Continental GT

ardita 0

Në shtator të vitit të kaluar Bentley prezantoi në Frankfurt ‘Motor Show’ gjeneratën e tretë të Continental GT, vetëm pas një viti kompania e prezanton modelin kabriole të saj i cili ka më shumë fuqi dhe vjen me një trup më të gjerë.

Mjafton të shtypësh një buton dhe tavani hapet për 19 sekonda edhe kur makina është duke lëvizur me një shpejtësi prej 50 kilometra në orë. Pjesa e brendshme është po aq elegante dhe komode, sediljet janë me ngrohje .

Sikurse makina kupe, e ka motorin W12, 6 litërsh dhe prodhon 626 kuaj fuqi. Ka një shpejtësi maksimale prej 333 km/orë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3.7 sekonda.

Akoma nuk është bërë i ditur data e lançimit apo çmimi i saj por mendohet që do të jetë më i lirë se paraardhësi që kushtonte rreth 225 mijë dollarë.

This post is also available in: English