E mrekullueshme! BMW M8 Gran Coupe Concept debuton në Villa d’Este (Video)

ardita 0

Gjatë muajit mars të këtij viti, tek “Motor Show” që u zhvillua në Gjenevë, BMW zbuloi konceptin e tij të mrekullueshem M8 Gran Coupe. Ajo do të futet në prodhim vitin tjetër, por për momentin koncepti i saj po merr pjesë nëpër tubime të ndryshme në mbarë botën.

Kohët e fundit vizitoi Concorso d’Eleganza Villa d’Este 2018, e cila është ngjarja më ekskluzive dhe tradicionale e trashëgimisë botërore për automobila dhe motoçikleta historike. M8 Gran Coupe Concept ka katër dyer dhe ka formë të ngjashme me gjeneratën e tanishme 6 Series Gran Coupe. Nën kapak ndodhet motori V8 biturbo 4.4 litërsh, i cili prodhon 600 kuajfuqi (447 kw).

Duket e mrekullueshme në fotot zyrtare të shtypit dhe madje duket akoma më mirë pranë brigjeve të liqenit të Comos në Lombardia të Italisë, prandaj sigurohuni që të shikoni të gjithë videon 3:25- minutëshe ku mund të degjoni edhe motorin V8.

 

This post is also available in: English