E mrekullueshme! Kjo është supermakina e parë e prodhuar në Meksikë

ardita 0

Kur mendoni për një shtet që prodhon makina, sigurisht që Meksika nuk është në krye të listës. Por dy vëllezër Guillermo dhe Iker Echevarria, janë në një përpjekje për të ndryshuar këtë fakt duke prodhuar një dyvendësh të quajtur Vuhl.

Prodhimi i parë i Vuhl është modeli 05 i cili është kabriole dyvendëshe pa shumë gjëra extra.  Motorri Ford 2.0 litër prodhon 285 kuajfuqi dhe në kombinim me peshën prej 695 kg nënkupton që shpejtësia dhe adrenalina janë të garantuara.

Dizajni i 05 është impresionues por shpejtësia me të cilën nga një ide e thjeshtë u bë makine reale, është po aq impresionuese. Në 2013 ish piloti i Formula 1 Stirling Moss, zbuloj konceptin në Royal Automobile Club, në Londër. Një javë më vonë Esteban Gutierrez po ngjiste me të një kodër në Festivalin e shpejtësisë Goodwood. Kurse tri vite pas kësaj ngjarje shitjet e super makinës meksikane  filluan.

Dizajni është i thjeshtë dhe i inspiruar nga vitet ‘70, me linja të pastra, pa dyer, tavan, xhama duke të ofruar shpejtësi bruto dhe direkte.

Kompania synon të prodhojë 25 makina të modelit 05 në vit dhe kostoja e së cilës do të jetë £60,000 dhe Meksika na tregon që asnjëherë nuk është vonë të krijosh një makinë të veçantë.

This post is also available in: English