E mrekullueshme! Mercedes-Benz publikon fotografitë zyrtare të modelit elektrik EQC

ardita 0

Mercedes-Benz ka publikuar disa fotografi zyrtare të modelit elektrik EQC gjatë testimit të saj, por modeli është i kamofluar. Kjo makinë është paralajmëruar që nga viti 2016, si koncepti Generation EQ, dhe versioni i tij serik do të jetë afërisht i madh sa GLC aktual.

Modeli serik për dallim nga koncepti, ndër të tjera, do të ketë dritat e përparme  dhe duhet theksuar se prodhimi dhe shitja e këtij modeli pritet të fillojë vitin e ardhshëm. 

Gjithashtu, Mercedesi më herët pati njoftuar se EQC me sukses ka kaluar programin e testimeve dimërore në veri të Suedisë (në temperaturat deri në -35 C), ndërsa fotografitë që ju po shikoni janë nga testimi i bërë në Spanjë.

Mercedes EQC do të ketë platformën e zhvilluar posaçërisht për veturat elektrike dhe pritet të vijë me dy motorë elektrikë me kapacitet prej 300 kW/408 kuajfuqi, si dhe pritet të udhëtojë deri në 500 kilometra me vetëm një karikim të baterisë me kapacitet deri 70 kW/h. Sipas disa raportimeve, EQC thuhet se shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për më pak se 5 sekonda.

Mercedes, po ashtu është në mesin e kompanive të cilat kanë paralajmëruar një sërë modelesh të reja elektrike deri në vitin 2022 dhe tashmë kjo kompani prestigjioze gjermane ka paralajmuar 10 modele të reja tërësisht elektrike.

Gjithashtu, Mercedesi paralajmëron se, së bashku me modelet plug-in hibrid dhe modelet me sistemin 48-voltësh, në ofertën e saj do të ketë në dispozicion madje 130 vetura elektrike.

Prodhuesi gjerman, po ashtu, parashikon që deri më 2025-ën modelet e saj elektrike të përfshijnë 15 deri 25 për qind të shitjeve totale të tyre.

This post is also available in: English