E mrekullueshme! Prezantohet jahti eksplorues New Ocean King

ardita 0

Kantieri italian “Navali Chioggia” ka prezantuar modelin më të ri të jahteve eksplorues i cili është quajtur New Ocean King.

E ndërtuar në bashkëpunim me dizenjuesit venecian të VYD Studio jahti New Ocean King 88 është 26 metra i gjatë. Pamja e jashtme është dizenjuar nga Arch Paolo Dose, arkitektura e jahtit është dizenjuar nga Studio Innave dhe pamja e brendshme nga Marco Garlant. Qëllimi i dizajnit është të ketë hapsirë brenda jahtit. Jahti ka 4 kate dhe peshon 238 ton.

Jahti mund të akomodojë deri në 10 persona të ndarë në 5 kabina një staf prej 4 personash, kabinat e të cilëve do të jenë në kuvertën e katit të parë. Jahti mund të arrijë të bëjë deri në 8000 milje detare nëse ecën me shpejtësi 8 nyje.

This post is also available in: English