E mahnitshme! Prezantohet zyrtarisht Toyota GR Supra 2020, në Detroit ‘Auto Show’

ardita 0

Duke bërë debutimin zyrtar në Detroit ‘Auto Show 2019’, Toyota Supra ose më mirë GR Supra është një makine sportive që mund të shënojë një fillim të ri për prodhuesin japonez të automjeteve.

Frymëzuar nga koncepti mahnitës FT-1, ky coupe me dy vende është modeli i parë global i Toyota Gazzo Racing dhe do të dale në shitje këtë verë në tre versione të ndryshme. Toyota thotë se gjenerata e pestë Supra ka shumë lidhje në drejtim të stilit dhe konfigurimit mekanik, me paraardhësit e saj, 1967 2000 GT dhe 1993-2002 Supra.

Nën kofano ka motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra,  e arrin për 1.4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 250 kilometra në orë.

Çmimi për 2020 GR Supra 3.0 do të fillojë me 49,990 dollarë, 3.0 Premium fillon me 53,990 dollarë, dhe Edition Launch, i kufizuar në 1,500 njësi, fillon me 55,250 dollarë (plus një tarifë prej 930 dollarë për të gjitha pajisjet). 

Supra e parë nga linja e prodhimit do të shitet në ankandin e Barrett-Jackson Scottsdale më vonë këtë muaj dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë te Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Fondacioni Bob Woodruff. 

 

This post is also available in: English