E mrekullueshme! Toyota zbulon modelin e ri Mark X GRMN në Tokio ‘Auto Salon’

ardita 0

Toyota Mark X GRMN është kthyer me sukses pas mungesës prej katër vitesh në Tokio ‘Auto Salon’.

Nën kapak e ka motorin e vjetër V6, 3.5 litra që prodhon 313 kuaj fuqi, energji të cilën e dërgon në rrotat e pasme. Kjo makinë japoneze, që është ekuivalenti i Camry që shitet në shtete tjera, do të arrijë në edicionin e limituar prej vetëm 350 njësive dhe kjo do ta bëjë atë më pak ekskluzive se versioni i mëparshëm nisur në fund të vitit 2014 në Japoni, i cili ishte rreptësisht i kufizuar në 100 njësi.

Çmimi bazë i Toyota Mark X GRMN është 47,370 dollarë, gjithashtu ata që duan me tavan plastike të përforcuar me fibër karboni për 2490 dollarë.

This post is also available in: English