E pabesueshme! Alfa Romeo do të marrë pjesë këtë vit në Formula 1

ardita 0

Sponsorizimi i Sauber nga Alfa Romeo vitin e kaluar ishte përfshirja më e madhe që kjo kompani kishte bërë në Formula 1 që nga viti 1985.

Partneriteti ndërmjet Sauber dhe Alfa Romeo kishte si qëllim që të rritej edhe në anën teknike duke bërë që Alfa Romeo të përfshihej gjithmonë e më shumë në botën e Formula 1. Këtë vit kompania Sauber do të hyjë në Formula 1 me emrin Alfa Romeo Racing, duke ringjallur emrin e Alfa Romeo-s në Formula 1.

Makinat këtë sezon do të pilotohen nga kampioni i botës i vitit 2007, Kimmi Raikkonen si edhe ish-piloti testues i Ferrari Antonio Giovinazzi. Ekipi Sauber ka në Formula 1 që nga viti 1993 duke pasur edhe disa sezone shumë të mira por mungesa e investimeve në vitet e fundit bëri që performanca e makinave të këtij ekipi të bjerë.

Mirëpo me investimet e fundit të bëra nga Alfa Romeo kompania duket se ka ngjallur shumë interes për sezonin e ri. Nuk është çudi që Alfa Romeo Racing të jetë surpriza e këtij sezoni në Formula 1.

This post is also available in: English