E pabesueshme! Arnold Schwarzenegger nget Hummer-in e parë elektrik

ardita 0

Pasi ishte civili i parë që bleu një Humvee ushtarak në vitin 1992, Arnold Schwarzenegger është fotografuar duke ngarë Hummerin e parë elektrik në Santa Monica të mërkurën.

Schwarzenegger gjithashtu ishte prezent në Austri, ku u prezantua Hummer-i i parë elektrik në botë. Schwarzenegger zbuloi në ngjarjen e lansimit te Hummer-it elektrik në shtator të vitit 2017, që Kreisel Electric modifikoi edhe Mercedes G-Classin e tij.

“Nëse Kreisel vazhdon me këtë ritëm, unë së shpejti do të mund të fluturoj këtu deri në Los Anxhelos në një aeroplan elektrik,” bëri shaka aktori.

Ylli i filmit ‘Terminator’ prej shumë kohësh ka qënë fans i mjeteve të mëdhaja ushtarake. Kur po garonte për postin e guvernatorit të Kalifornise, ai bëri të ditur se njëri prej Hummer-ëve të tij punon me hidrogjen, një proces që i ka kushtuar atij 21 mijë dollarë. 

This post is also available in: English