E pabesueshme! Audi gjobitet me 800 milionë euro për shkak të mashtrimit me…

ardita 0

Volkswagen tha sot se dega e saj Audi ka pranuar të paguajë gjobën prej 800 milionë euro të vendosur nga prokurorët gjermanë në vazhdën e hetimit mbi mashtrimin me emetimet.

Audi e pranoi përgjegjësinë për problemet në disa motorë V6 dhe V8 e nuk ka në plan që ta apelojë vendimin edhe pse gjoba do të ndikojë drejtpërdrejt tek fitimet e tij dhe të Volskwagen AG për vitin 2018. 

Skandali i mashtrimit me emetimet mendohet të ketë prekur gati 5 milionë makina të shitura nga grupi Volkswagen në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe lidhet më së shumti me automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8, të prodhuar nga Audi e të vendosur makinave të tij, atyre të Volkswagen-it dhe Porsche-it.

Fitimet e vitit 2018 të grupit me bazë në Wolfsburg pësuan një goditje tjetër prej një miliard euro në qershor, kur ra dakord të paguante një gjobë të ngjashme të vendosur nga prokurorët e Brunswick mbi automjetet e veta. Në vitin 2015 VW pranoi se ka ndërtuar pajisje që ndihmojnë në mashtrimin e testeve të emetimit dhe që i ka vendosur në 11 milionë makina në mbarë botën.

 

 

This post is also available in: English