E pabesueshme! Audi konfirmon se supermakina PB18 E-Tron do të hyjë në prodhim

ardita 0

Koncepti mahnitës Audi PB18 E-Tron i cili debutoi në ‘Monterey Car Week 2018’ më në fund ka marrë dritë jeshile për t’u prodhuar.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Audit, Bram Schot gjatë një interviste për ‘Autoweek Netherlands’. Ai deklaroi se makina elektrike mund të fillojë të shfaqet vitin tjetër ose gjatë dy viteve të ardhshme.

Gjithashtu ai deklaroi se Audi do të ndërtojë vetëm 50 makina elektrike PB18 E-Tron. Audi ende nuk ka dhënë shumë detaje rreth makinës, por versioni që u prezantua gjatë ‘Monterrey Car Week’ kishte 3 motorrë elektrikë.

Motorrët mund të prodhonin deri në 671 kuaj fuqi dhe kjo makinë sipas Audit mund të arrinte shpejtësinë nga 0-100 km në vetëm 2 sekonda. Audi premton se do ta pajisë këtë makinë me një bateri të qëndrueshme në mënyrë që të rritet distanca që makina mund të përshkojë pa u karikuar.

Audi nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me çmimin apo edhe datën e prezantimit të kësaj makine.

This post is also available in: English