E pabesueshme! Audi RS Q8 mund të mbërrijë shumë më shpejt se ç’pritej

ardita 0

Në fillim të ketij viti Audi lançoi SUV-in e tij të ri, Q8, i cili është version jo aq i këndshëm sa Q7. Të dyja ndajnë të njëjtën platformë me Bentley Bentayga, Lamborghini Urus dhe Porsche Cayenne.

Ne e dinim tashmë që Audi po zhvillon një SQ8 dhe madje kemi parë edhe foto të saj kur po testohej në rrugë, e mbuluar me një shtrese kamuflazhi por nuk dinim gjë për një RS Q8. Kompania nuk e ka konfirmuar zyrtarisht që po planifikojnë një version të tillë.

Falë një lexuesi të ‘Carbuzz’ që punon në një dyqan të Audi-t, kemi siguruar provën e parë të ekzistencës së RS Q8. Ai tregoi që ishte duke ecur nëpër departamentin ku ndodheshin pjesët e makinave të Audi-t dhe kishte gjetur një dokument zyrtar ku ishin shënuar këto automjete: Audi Q7, SQ7, Q8, SQ8 dhe RS Q8. Të gjitha mjetet që ishin listuar aty pëerveç RS Q8, ose janë tashmë në shitje ose kompania ka konfirmuar që do të mbërrijnë së shpejti. 

Deri më tani kompania nuk ka patur ndonje reagim në lidhje me këtë gjë, por nga ajo ç’ka ishte shkruar në dokument, lë të kuptohet se ky model është gati dhe që mund ta shohim shumë shpejt.

This post is also available in: English