E pabesueshme! BMW-ja e ardhshme Seria 7 do të vijë me një motor të ri

ardita 0

Tani është kthyer në një trend që motorët e mëdhenj dhe jo shumë efiçent të dalin jashtë qarkullimit.

Shumë kompani i kanë zëvendësuar me motorë më të vegjël të ndihmuar nga motorët elektrikë. Me sa duket dhe BMW nuk është imune ndaj këtij trendi.

Një thashethem ka dalë nga kompania BMW që makina e ardhshme Seria 7 nuk do të përdorë më motorrët V8 dhe V12. Makinat BMW Seria 7 të vitit 2020 do të jenë makinat e fundit që do të kenë motorrë V8 dhe V12.

Mendohet që makinat e reja BMW Seria 7 do të jenë makina hibride e cila do të ketë motor më të vogël të mbështetur dhe nga një motor elektrik. Megjithatë modeli Seria 7 2020 u prezantua në muajin janar dhe deri vitin e ardhshëm këtë makinë mund ta gjeni me këto motorë.