E pabesueshme! BMW kërkon kthimin e modeleve M5 2018, shumica kanë probleme me…

ardita 0

Përkohësisht ndalohet edhe shitja e makinave M5, derisa të kryhen kontrollet e nevojshme. Nuk janë vetëm makinat e shitura që e kanë këtë problem, por edhe ato tërësisht të reja, që janë ende në sallone. Për këtë arsye, BMW ka ndaluar shitjen dhe po kërkon të kthehen prapa disa nga nodelet M5 të shitura prej 21 gushtit 2017 deri më 17 prill 2018.

Gjatë prodhimit ka ndodhur një lëshim dhe makinat kanë probleme me pompën e karburantit, që mund të ndalojë papritmas. Mosfunksionimi i saj bën që makina të ndalojë në tërësi dhe ka rrezik të përplasjes. Të gjithë ata që e kanë një M5 të tillë, duhet ta dërgojnë te blerësi, ku teknikët vetëm do t’ia përditësojnë softuerin në sistemin ECU.

Deri më tani nuk ka patur raportime, që shkaku i pompës së benzinës të ketë shkaktuar ndonjë aksident. Në total janë prekur 6591 automjete.

Të gjithë blerësit, do të kontaktohen personalisht nga zyrtarët e kompanisë gjermane, që të njoftohen rreth ndërhyrjes që duhet bërë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”64″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English