E pabesueshme! BMW zbulon modelin elektrik i4, rivalizon Tesla Model 3

ardita 0

Concept i4 ka të njëjtin trup ashtu si BMW 4 Series Grand Coupe por me një numër të madh modifikimesh, siç është pjesa përpara makinës, dritat e reja etj.

Nga brenda i4 përbëhet nga disa materiale të kombinuara, si fibrat optike dhe lëkura natyrale. BMW Concept i4 vjen me një motorr elektrik i cili prodhon 523 kuajfuqi. Shpejtësine nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 200 km/orë.

Me një mbushje të vetme të baterive 80 kWh, sipas BMW-së kjo makinë mund të përshkojë 600 kilometra rrugë.