E pabesueshme! Cadillac sjell makinën e parë elektrike

Cadillac ka qenë sinonim i makinave të mëdha që nga vitet ’50 dhe së shpejti do të ketë edhe makina elektrike të mëdha, të prodhuara nga prodhuesi amerikan. Presidenti i Cadillac, Steve Carlisle ka thënë se makina e parë nga Cadillac do të paraqitet në muajin Prill.
Dhe ashtu sikurse ka thënë edhe vetë kompania, makina e parë elektrike do të jetë një SUV. Në janar të vitit 2019 Cadillac publikoi një foto ku tregonte një model të SUV-it elektrik.
Në atë kohë Carlisle tha se makina përdor platformën BEV3. Dhe modelet e tjera të Cadillac duhet të bazohen në këtë platformë.
Cadillac gjithashtu ka njoftuar se deri në vitin 2030, shumica e modeleve do të jenë makina elektrike.