E pabesueshme! Del në shitje supermakina e Jason Statham

Admin 0

Jason Statham është një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it i cili njihet për rolet e tij tek filmat aksion dhe ato të garave me makina. Megjithatë jashtë ekranit Jason njihet si një njeri që i cili është i apasionuar pas makinave sportive. Njëra nga makinat e tij sportive ka dalë në shitje, bëhet fjalë për një Ferrari F 12 Berlinetta të prodhuar në vitin 2014. Jason Statham njihet për shijen e tij në zgjedhjen e makinave dhe kjo makinë e tregon atë më së miri.

Makina është e kompletuar me të gjitha sistemet që Ferrari ofron për këtë makinë. Këto sisteme mendohet se kanë kushtuar rreth 130,000 dollarë duke bërë që vlera e makinës të arrijë 446,000 dollarë. Ferrari F12 Berlinetta është një makinë fantastike me motorr V12  6.3-litërsh i cili arrin të prodhojë deri në 731 kuajfuqi. Gjithashtu makina është e pajisur me sistemin më të fundit të sigurisë. Kjo makinë ka dalë në shitje për çmimin e 230,000 dollarëve tek the DuPont Registry. Gjithashtu aty thuhet se kjo makinë është në gjendje perfekte dhe se ka përshkuar vetëm 21,000 milje. Duke marrë parasysh çmimin ndoshta kjo mund të jetë një ofertë që ja vlen të merret në konsideratë.

This post is also available in: English