E pabesueshme! Deveja shpëton makinën që kishte ngecur në dëborë (Video)

ardita 0

Një video që është bërë virale tregon një deve e cila ka shpëtuar një makinë që kishte ngecur në deborë. Jo vetëm që kjo është gjëja më e çmendur që do të shihni gjatë gjithë ditës, por gjithashtu mund të jetë edhe videoja më absurde që do shihni gjatë gjithë vitit.

Ajo u regjistrua në qytetin rus Saratov, i cili u godit kohët e fundit nga stuhi dëbore dhe sipas njoftimeve shumë rrugë dhe autostrada janë bllokuar. Prandaj  shumë shoferë e kanë gjetur veten të mbërthyer nga bora dhe në nevojë të dëshpëruar për ndihmë.

Në mënyrë tipike ju do të prisni që të shihni makina 4×4 që tërheqin makinat që kanë ngecur në borë, por rusët i bëjnë gjërat pak më ndryshe. Kjo është e qartë se pse pronari i kësaj deveje mendoi se kishte më shumë se forcë të mjaftueshme për të shpëtuar këtë Lada Niva.

Njësia e zakonshme e matjes për të përcaktuar fuqinë e një automjeti është ‘kuaj fuqi’, por pas shikimit të kësaj video, ne mendojmë se mund të duhet të ndryshohet në ‘fuqi deveje’ (camelpower).

This post is also available in: English