Direkt pas lançimit shitet prodhimi i parë i 2020 Mustang Shelby GT500, ja sa kushtoi

ardita 0

Për koleksionistët e makinave, marrja e modelit të parë të prodhimit të një makine të sapo lançuar duhet të jetë ndjenja më e mirë në botë. 

Me sa duket, prodhimi i parë Mustang Shelby GT500 është shitur në një ankand për 1.1 milion dollarë. Kjo u bë për një arsye të mirë pasi të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ‘JDRF’ që është organizatë udhëheqëse globale që financon kërkimet për shërimin e tipit 1 të diabetit gjithashtu është një nga organizatat bamirëse të mbështetura nga Ford.

Blerësi ishte Craig Jackson i cili njëkohesisht është drejtuesi dhe CEO i Barret-Jackson. 

“Mundësia për t’u bërë pronar i makinave të para të Ford Shelby GT500 2020 është një diçka që të ndodh vetëm një herë në jetë”, tha Joe Hinrichs, president i Ford. “Më e rëndësishmja, duke u përfshirë në ndihmën për të ngritur fonde shumë të nevojshme dhe për JDRF është një fitore e madhe për të gjithë.”

Edsel B. Ford II dhe Aaron Shelby, nipi i legjendares Carroll Shelby shoqëroi Mustang Shelby GT500 me 700 kuaj fuqi në ankand. “Për 35 vjet, Ford Motor Company ka kontribuar në përpjekjet e hulumtuesve të JDRB për të gjetur një kurë, duke ndihmuar miliona fëmijë të gëzojnë një jetë më të mirë”, tha Edsel B. Ford II. “Të ardhurat nga kjo makinë do të shtojnë në më shumë se 3.5 milionë dollarë që Ford kontribon në JDRF çdo vit”.

This post is also available in: English