E pabesueshme! Elon Musk prezanton tunelin në të cilin makinat mund të lëvizin me 240 km/orë

ardita 0

Elon Musk ka prezantuar dhe hapur tunelin e parë dhe të shpejtë nëntokësor në qytetin e Los Anxhelosit.

Me prezantimin e këtij tuneli, Musk duket se ka vendosur që ta zgjidhë problemin e trafikut të dendur, i cili me ndihmën e ashensorëve i vendos makinat në të dhe pas perfundimit të rrugëtimit i nxjerr në sipërfaqe të tokës. Musk pati deklaruar kohë më parë se tuneli nëntokësor do të hapej me datë 10 dhjetor, por hapja e saj u shty disa ditë.

Gjatë prezantimit Musk njoftoi se lëvizja me makinë nëpër këtë tunel do të realizohej me ndihmën e disa rrotave që vendosen në pjesën anësore të makinës. Demostrimi është bërë me një makinë Tesla.

Në profilin e tij në Twitter, ai ka shkruar se rrota të tilla mund të ndërtohen edhe për makina të tjera elektrike dhe jo vetëm për Tesla-n. “Qytetarët do të mund të levizin me 240 kilometra në orë, me këtë shpejtësi do t’ju duket pothuajse sikur janë teleportuar në qytet. Në të gjitha tunelet do të mund të lëvizin edhe çiklistët por edhe këmbësorët”, ka shkruar Musk.

Për realizimin e këtij projekti Musk themeloi kompanine ‘Boring’ 2 vite më parë.