E pabesueshme! Ferrari zbulon modelet Monza SP1 dhe SP2

ardita 0

Ditën e martë Ferrari ka zbuluar Monza SP1 e cila do të jetë njëvendëshe ndërsa versioni tjetër Monza SP2 do të jetë dyvendësh.

Modelet e Monzës u frymëzuan nga stili i “barchetta”, i cili është një term që përdorej për makina garash kabriole dhe të lehta gjatë viteve 1940 dhe 1950. Ata do të ofrojnë 810 kuaj fuqi dhe kanë një trup të lehtë të përbërë nga fibrat e karbonit.

Ferrari do të ndërtoje më pak se 500 ekzemplarë nga dy modelet dhe të gjitha tashmë janë prenotuar nga klientë të veçantë. Kompania fillimisht dy versionet ua prezantoi investitorëve dhe ditën e hënë klientëve. Makinat do të shfaqen zyrtarisht në publik në panairin e makinave që do të zhvillohet në tetor në Paris, ku edhe do të zbulojë detajet e çmimeve.

This post is also available in: English