Ford Explorer i ri tashmë pajiset me goma që vet rregullohen në rast dëmtimi

ardita 0

Ford Explorer i ri tashmë është një nga automjetet më të mira që mund të blini për udhëtime të gjata familjare. Është e gjerë, e rehatshme dhe vjen me një pajisje që do t’i bëjë aventurat tuaja më të këndshme. 

Ford në bashkëpunim me Michelin, po prezanton një veçori që do të përmirësojë përvojën tuaj pas gomave që vet-rregullohen. Gomat janë të dizajnuara për t’i bërë ballë gozhdave të zakonshme dhe vidhave. Në rast se shphet apo dëmtohet në çfarëdo forme, goma punon me ndihmën e një presioni të brendshëm duke e mbyllur vrimën.

Ford është krenar për të njoftuar se Explorer 2020 është SUV-i i parë në botë që përdor gomat Michelin ‘Selfseal’ (që vet-rregullohen), i cili do të jetë i disponueshëm si standard në versionet Platinum dhe Limited-Hybrid.

Përparësia kryesore e gomave që vet-rregullohen është fakti që ju nuk keni nevojë të bëni ndalesa të rrezikshme në rrugë për të zëvendësuar një gomë të çarë, gjithashtu ajo ndihmon në mbajtjen e automjetit nën kontroll të plotë në rastin e një gome të shpuar.

This post is also available in: English