E pabesueshme! General Motors tërheq mbi 68 mijë makina elektrike

ardita 0

Ditën e premte gjigandi amerikan General Motors ka bërë të ditur se do të tërheqë nga tregu 68,677 makina elektrike të cilat paraqesin rrezik nga shpërthimi i zjarrit.

Eshtë bërë e ditur se ky vendim ka ardhur pas 5 rasteve me shpërthim zjarri, dy prej të cilave kanë shkaktuar lëndime të lehta. Prodhuesi i makinave ka thënë se do të tërheqë modelin e vitit 2017-19, Chevrolet Bolt EV që është prodhuar në fabrikën koreane, LG Chem Ochang.

General Motors ka njoftuar se automjetet mund të paraqesin rrezik për shpërthim zjarri kur janë të karikuara plotësisht. Kompania gjithashtu ka thënë se ka zhvilluar një softuer për të limituar karikimin e makinës deri në 90%, për të parandaluar rrezikun.