E pabesueshme! Gjermania aprovon testimin e taksive fluturuese

ardita 0

 Qeveria Gjermane po punon me Audi-n dhe Airbus për të lejuar testimet e taksive ajrore përgjatë qytetit të Ingolstadt, vendbanimin e markës Audi.

Sigurisht që këto makina ngjajnë më shumë me helikopterë të vegjël sesa me makinat fluturuese të filmit vizatimor “The Jetsons”, por këto makina mund të ndihmojnë në uljen e trafikut.

Ministri i Transporteve në Gjermani, Andreass Scheuer tha se: “Taksitë fluturuese nuk janë më një vizion apo ëndërr. Ato do na çojnë në një dimension tjetër të transportit. Kjo është një mundësi e madhe për kompanitë e mëdha dhe për ndërmarrësit e vegjël që kanë marrë këtë hap teknologjik me sukses”.

Nuk ka lajme mbi datën e lançimit, por mund të imagjinojmë që nuk do të ndodhë të paktën këtë dekadë. Për të qënë të sigurtë mendojmë se një testim i këtyre taksive mund të ndodhë të paktën nga viti 2020 dhe akoma më vonë këto taksi ajrore mund të vihen në përdorim.