E pabesueshme! Hidhini një sy supermakinës Devel Sixteen, ja sa kuaj fuqi prodhon (VIDEO)

ardita 0

Makina Devel Sixteen është ndërtuar nga kompania Devel Motors në Dubai. Kjo supermakinë ka qënë në zhvillim nga fundi i viteve 2000, Devel Motors thotë që ata synonin vetëm një gjë, vendosjen e rekordeve.

Rekordi i parë që kompania dëshironte të vendoste ishte ndërtimi i një makine me mbi 5000 kuaj fuqi. Në 2015 krijuan një makine me 4515 kuaj fuqi, por përsëri nuk u mjaftonin me këtë gjë.

Tek “International Motor Show” që u zhvillua në Dubai, Devel Sixteen paraqiti modelin e saj të përfunduar, i cili ka një motor 12.3L V16, dhe që prodhon 5007 kuaj fuqi.

Makina është akoma duke u testuar përpara se të prodhohen edhe njësi të tjera. Kompania këto kohët e fundit ka postuar një video në Instagram ku shfaqet modeli Devel Sixteen nëpër rrugët e shkretëtirës.

Devel Sixteen do të ketë edhe disa versione të tjera që ju mund t’i përdorni nëpër rrugët automobilistike, ato do të kenë një motor V8 me 1500 ose 3000 kuaj fuqi, por gjithësesi versioni me 5000 kuajfuqi mbetet një risi, e cila nuk mund të përdoret për rrugët automobilistike.

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje