E pabesueshme! Ja çfarë makinash fantastike u gjetën në një hangar në Belgjikë

Admin 0

Matthieu Lamoure shefi ekzekutiv i Artcurial Motorcars deklaroi para disa ditësh se tek ankandi Retromobile që mbahet çdo vit përherë ka surpriza. Edhe ky vit nuk do të jetë ndryshe. Ai dhe Pierre Novikoff kanë bërë një zbulim mjaft interesant në një hangar që nuk ishte hapur prej 15 vitesh. Ajo që gjetën brenda ishin 4 makina klasike të ruajtur mirë. Makinat që ata gjetën ishin 3 makina Bugatti: 1 Bugatti 57 Graber Cabriolet, 1 Bugatti 49 faux-coupe Gangloff, 1 Bugatti 40 si  dhe një Citroen 5 HP.

Këto makina ishin në pronësi të një skulptori i cili i kishte blerë ato për t’i studiuar dhe nuk ishte shumë i interesuar për t’i ngarë ato. Këto makina do të dalin në ankand vitin e ardhshëm në datën 8 shkurt tek Retromobile 2019. Edhe pse këtyre makinave nuk i është vendosur një çmim i saktë kompnia Artcurial mendon që të 4 makinat bashkë vlejnë 1 milion euro. Makina që mendohet të kushtojë më shumë nga të katërta është Bugatti 57 Graber Cabriolet e cila mendohet të shitet për një që varion nga 400,000-600,000 euro. Gjithashtu në datë 8 shkurt në këtë ankand do të keni mundësinë të bleni një Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta.

This post is also available in: English