E pabesueshme! Ja cilat janë 10 makinat që tejkalojnë 320 mijë kilometra

ardita 0

Këto kohë shumë konsumatorë po i perdorin makinat për jo më shumë se 2 ose 3 vjet dhe duket se shoferët po fillojnë t’i trajtojnë makinat si telefonat celularë, që i mbajnë për një farë kohe dhe më pas i kthejnë për të marrë një më të re.

Por ekzistojnë akoma pronarë të cilët makinat i mbajnë për një periudhë të gjatë kohore. Me një mirëmbajtje të rregullt, çdo kamion sot pritet të bëjë më shumë se 160,000 kilometra dhe akoma më tepër nëse riparimet e vazhdueshme për ta mbajtur atë në gjendje të mirë mbeten të përballueshme ajo mund të bëjë akoma më shumë kilometra. 

10. Honda Odyssey
Sipas një studimi nga iSeeCars.com Honda Odyssey ka bërë më shumë se 320 000 kilometra. Kjo është makina ideale për familjet që kanë shumë fëmijë dhe që udhëtojnë shpesh.

9. Toyota Avalon
Rreth 24% e Toyota Avalon kanë thyer barrierën e 320 000 kilometrave. Edhe pse mendohet të jetë makina më pak sportive në rrugë, kjo nuk e mohon faktin që Avalon ofron një transport të qetë dhe me distanca të largëta.

8. Toyota Tacoma
Modeli me karroceri i Toyota është një nga arsyet pse bleresit preferojne ta blejne kete makine, gjithashtu ofron nje cmim modest. Rreth 2.6% e ketij modelit te shitura vitin e shkuar kane kaluar 320 000 kilometra.

7. GMC Yukon
Ky model i GMC ka madhësinë e një fuoristrade të mirëfilltë. 2.8 % e Yukons gjatë vitit 2017 kanë kaluar më shumë se 320 000 kilometra.

6. Chevrolet Tahoe Chevrolet
Tahoe është versioni tjetër i fuoristradës së mësipërme. 3.8% e makinave Tahoe që janë përdorur i kanë kaluar 320 000 kilometra.

5. GMC Yukon XL
Vjen me versionin më të gjatë të makinave Yukon. Dhe sipas iSeeCars.com 3.9% e GMC Yukon XL që janë shitur, vitin e kaluar kanë kryer më shumë se 320 000 kilometra.

4. Toyota 4. Runner
Ndërsa Toyota 4Runner SUV origjinal ishte pak më shumë se një kamion i mbyllur, versionet që janë bërë më vonë janë shumë më të sofistikuara. 4.2% e gjithë 4Runners të përdorura, e që janë shitur, gjatë 2017 kanë kryer më shumë se 320.000 kilometra.

3. Chevrolet Suburban
Modeli Chevrolet Suburban është SUV-i më i madh dhe është i përshtatshëm për familjet që janë jashtëzakonisht të mëdha. 5.2% e Suburban-eve të nxjerra në treg vitin e shkuar kanë bërë më shumë se 320 000 kilometra.

2. Ford Expedition
5.4% e makinave Ford që janë shitur, vitin e kaluar kanë kryer më shumë se 320 000 kilometra.

1. Toyota Sequoia
Sipas studimit që është bërë këtë vit nga iSeeCars.com 6.6% e të gjitha makinave SUV-ve Sequoia të blera dhe të shitura gjatë vitit 2017 kanë kaluar limitin e 320 000 kilometrave.

This post is also available in: English