E pabesueshme! Ja kur do të prezantohet makina e rrallë McLaren Senna GTR

ardita 0

McLaren Senna është një nga supermakinat e rralla të cilën mund ta blejë çdo njeri. Kompania britanike McLaren do të ndërtojë vetëm 500 makina të tilla dhe të gjitha janë shitur që përpara se ato të ndërtoheshin.

Megjithëse McLaren Senna është një makinë fantastike, kompania britanike po ndërton një version më të rrallë të quajtur Senna GTR. McLaren do të ndërtojë vetëm 75 makina Senna GTR dhe vetëm një makinë kushton 1.1 milion paund.

Të paguash rreth 1 milion e gjysëm dollarë për një makinë me sa duket nuk është problem për një pjesë të njerëzve të cilët i kanë prenotuar të gjitha këto makina. Megjithatë një thashethem qarkullon vërdallë i nxjerrë nga “The Supercar Blog” i cili deklaron se një nga personat që kanë porositur një McLaren Senna GTR ka zbuluar datën se kur kjo makinë do të prezantohet.

Ajo datë është 15 shkurti i këtij viti. Po po makina e cila mund të prodhojë deri në 813 kuajfuqi do të prezantohet këtë të premte. Nëse ky thashethem është i vërtetë apo jo do na duhet të presim ditën e premte për ta vërtetuar.

This post is also available in: English