E pabesueshme! Ka dalë në shitje targa më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton

ardita 0

Targën më të shtrenjtë në botë “F1” e kemi parë shpesh në reklamat e makinave luksoze. Tani kjo targë ka dalë në shitje për 14.4 milionë paund.

Targa është në pronësi të themeluesit të Kahn Design, Afzal Kahn dhe është parë për herë të fundit e vendosur në një Bugatti Veyron Supersport.

 Kjo është targa më e kërkuar në Britaninë e Madhe pasi “F1” ishte një dizajn që u bazua tek makinat e garave të Formula 1. Në vitin 2014, Kahn refuzoi një ofertë prej 6 milionë paund.

Kahn e bleu në vitin 2008 nga Këshilli Essex dhe tani e ka nxjerrë në shitje. Sigurisht Këshilli Essex nuk ndihet shumë mirë për këtë fakt sepse e ka patur në pronësi për 104 vjet dhe ja ka shitur Kahn me një çmim mjaft të lirë krahasuar me çmimin që ai dëshiron ta shesë.

Nëse do të shitet kjo targë, ajo do të thyejë rekordin për targën më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe që për momentin e mban “25 0” e shitur me një vlerë prej 518,480 paund.

Lini një Përgjigje