Kantieri i ndërtimit të jahteve ka një njoftim të rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë

ardita 0

Kantieri hollandez Amels ka marrë një sërë masash për të ulur ndotjen e mjedisit. Kantieri është duke instaluar 5000 panele diellore dhe do të prodhojë 1.8MW energji në vit kur të përfundojë. Kantieri gjithashtu ka instaluar 6 sisteme ricikluese, ka vënë mullinj ere për të përfituar nga era që vjen nga Deti i Veriut si dhe ka ulur me 75% konsumin e energjisë elektrike duke pëdorur drita LED.

“Ne duhet të përmirësohemi përherë duke rritur standartin dhe duke e mbajtur atë të lartë. Në këtë kantier që ka kaq shumë punë kjo gjë është sfiduese, por ne e shikojmë këtë si një përgjegjësi tonën”- tha menaxheri i prodhimit të Amels Bert Beckers.

Kantieri gjithashtu ka njoftuar se janë duke dizenjuar një sistem për pastrimin e ujit që do të vendoset në të gjithë jahtet që do të ndërtohen nga Amels. Ky sistem do të bëjë të mundur që uji i pijshëm të prodhohet brenda jahtit duke eleminuar kështu 10000 shishet plastike që ndodhen në jaht brenda 1 viti.

This post is also available in: English