E pabesueshme! Këto 4 makina klasike dalin në shitje për çmimin e 120,000 dollarëve.

Admin 0

A mund ta imagjinot se brenda natës ju mund t’i shtoni koleksionit tuaj të makinave 4 makina të General Motors? Një postim doli në Craiglist ku një makinë Oldsmobile 442 convertible e vitit 1971, një Camaro e vitit 1969, një Chevelle convertible e vitit 1970 si edhe një Grand National e vitit 1987 shiten të gjitha për çmimin e 120,000 dollarëve. Nga pamja e jashtme dhe nga fotot këto makina duken në gjendje të mirë pune. Sipas pronarit të këtyre makinave modeli Grand National ka vetëm 43,000 milje të përshkuara.

Megjithëse të katërta këto makina kanë qenë shumë të kërkuara shumë vite më parë ajo që tërheq më shumë vëmendjen sot është Chevy Camaro e vitit 1969. Ajo është një makinë ikonë të cilën çdo koleksionues makinash e ka për nder ta ketë në koleksionin e tij. Këto makina ndodhen në Kaliforninë qendrore. Nuk ka shumë të ngjarë që pronari t’i shesë ato një nga një kështuqë nëse jeni të interesuar për të pasur në koleksionin tuaj këto makina klasike atëherë duhet të bëni gati 120,000 dollarë.

This post is also available in: English